Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka qenë në Universitetin e Korçës ‘Fan Noli’, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u bashkuar me universitetin e Tiranës.
ushi ka bërë një takim me dyer të mbyllura me pedagogët e Universitetit të Korçës dhe drejtuesit, ku kanë diskutuar për këtë propozim dhe sfidat e problematikat me të cilat ky universitet po haset.
I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, si edhe rektori Dhimitër Bello.
Pas zhurmës dhe pikëpyetjes së madhe nëse Universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës, Kushi tha në një deklaratë për mediat se ky Universitet ka potencialet e veta, kapacitet, staf dhe studentë duke hedhur poshtë mundësinë e një bashkimi me atë të Tiranës.
Ministrja theksoi se nuk ka pasur asnjë vendim për bashkim, por kanë qenë vetëm propozimi nga stafi drejtues i universitetit të Korçës.
“Këtu nuk ka patur vendime definitive për mbyllje shkrirje, këtu ka patur alternativa, propozime e rëndësishme është që ne së bashku i konsultojmë dhe marrim vendimet më të mira. Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, jo vendime, e rëndësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit”, tha Kushi.
Më tej, Kushi shtoi se Universiteti i Korçës, do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara, pasi një Universitet si ky i Korçës, nuk duhet të dorëzohet përballë sfidave që aktualisht ka cdo Universitet në Shqipëri.
Sipas saj, dy janë mënyrat se si mund të rritet ku Universitet, por edhe të tjerët në të gjithë vendin, ndërkombëtarizimi dhe profilizimi në degë të caktuara.
Në këtë të fundit, ministrja u ndal duke shpjeguar se do aplikohet sidomos në universitetet rajonale, ku universitetet do profilizohen në degë që janë më të kërkuara dhe që i përgjigjen më shumë tregut lokal apo rajonal.
“Zhvilluam një takim shumë konstruktiv me të gjithë pedagogët dhe stafin drejtues të universitetit Fan Noli të Korçës, të bazuar në vendimet e ministrisë për universitete publike shqiptare, projektet e miratuara dhe zhvillimet në universitetin e Korçës, problematikat, sfidat. Sa i takon pjesës së parë jam shumë e lumtur që ne në ministri kemi miratuar disa projektet kërkimore shkencore, projekte në kuadër të procesit të ndërkombëtarizmit.
Sfidave që ka Universiteti i Korçës, të gjithë ramë dakord që dy janë drejtimet se si mund të zhvillohet ky Universitet, ndërkombëtarizmi, një bashkëpunim edhe më i frytshëm, më i ngushtë me Universiteti evropiane prestigjioze dhe botërore.. Ka një progres, se ka disa programe të lidhur me universitetin e bullgarisë, por këto nisma duhet të shtohen edhe më shumë që universiteti i Korçës të hapet më shumë sa i takon shkëmbimit të studenteve, pedagogëve, programe të përbashkëta, etj. Drejtimi i dytë është profilizimi i Universiteteve. Ne kemi një vit që po punojmë për të përcaktuar një strategji të mirë të profilizimit. Që do të thotë që Universitetet veçanërisht ato rajonale të fokusohen në disa fusha e programe që janë traditë brenda Universitetit, por edhe i përgjigjen kërkesave të tregjeve lokale apo rajonale”, tha Kushi.
Ndërkohë, rektori Bello tha se do të ndjekin hapat në vazhdim për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e universitetit.
“Ishim përballë alternativave, nëse ka të tjera më të mira ne jemi dakord. Do ndjekim hapat në vazhdim, duhen ndërrmarrë reforma dhe e ardhmja do jetë më e mirë”, tha ai.
Si një mënyrë për t’i shpëtuar shkrirjes, Universiteti i Korçës kërkoi të bashkohet me Universitetin e Tiranës.
Vendimi u mor në senatin akademik pas rënies së ndjeshme të numrit të studentëve, sidomos në degët e mësuesisë.
Diskutime rreth kësaj post