Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi në kuadër të turit të tij Ballkanik, ku po informon për takimin e radhës të Procesit të Aerlinit, që do të mbahet në Tiranë.
Më vonë ai pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, teksa ky është takimi i parë pas ngjarjeve në veri të Kosovës, kur Rama paralajëmroi ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vizita në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
Ndërkohë pritet që kryeministri Rama dhe Vuçiç të zhvillojnë më vonë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Diskutime rreth kësaj post