Ricky Martin dhe Jwan Yosef po i japin fund martesës së tyre. Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në llogaritë e tyre në Instagram, ylli i muzikës latine dhe artisti konfirmuan se po shkojnë në rrugë të ndara pas gjashtë vitesh martesë.
“Për disa kohë ne kemi konsideruar të transformojmë marrëdhënien tonë dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjithë këto vite të mrekullueshme”, thuhet në deklaratë.
Martin, 51 vjeç dhe Yosef, 38 vjeç kanë dy fëmijë së bashku Lucia, 4 vjeç dhe Renn 3 vjeç. Ricky Martin është gjithashtu babai i binjakëve 13-vjeçarë, Matteo dhe Valentino, të cilët ai i mirëpriti më herët, gjatë në marrëdhënies së tij të parë.
Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë në Tiranë më 20 korrik, në një koncert që vjen në kuadër të turit të tij “Ricky Martin Symphonic”.
Diskutime rreth kësaj post