Kryeministri Edi Rama ka mbërruar në Mal të Zi, në kuadër të turit ballkanik, ku deri më tani ky është vendi i katërt që ka vizituar, pas Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Bosje Hercegovinës.
Rama është pritur nga kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Pas vizitës në Podgoricë, Rama do të udhëtojë drejt Serbisë ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, me të cilin pas konferencës së përbashkët do të darkojnë së bashku.
Kujtojmë se ky tur nuk ka lënë një shije të mirë në marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi të takonte Ramën.
Diskutime rreth kësaj post