Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e dytë të turit në Ballkan. Paraditen e sotme arriti në Sarajevë, ku u takua me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.
Më pas do të ketë një konferencë për mediat. Pasdite do të udhëtojë drejt Malit të Zi dhe në darkë, Edi Rama do të ketë mysafir i Presidentit serb Vuçiç në Beograd. Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post