I ftuar në emisionin “Pardon My French” ditën e sotme ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht edhe konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.
Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem. Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde. E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe pra një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.
Këto janë gjeste fëmijësh mendoj unë ose sjellje jo të matura. Nuk je jurist në radhë të parë, nuk je Alfred Kaçinari që të japësh vlerësime të tilla që je këngëtar apo nuk je. Çdo njeri ka ndoshta pak talent që mundohet ta shfrytëzojë dhe nuk të prish punë as ty. Ka shumë këngëtar shqiptarë që janë artistë prej vitesh dhe mua nuk më pëlqejnë këngët e tyre por nuk mund të shkoj ti them që nuk je këngëtar.
A ju ktheve me të njëjtën monedhë Ronaldos apo e ruajte pak taktin?
5 minuta para se të ndizeshin kamerat ishte duke kënduar një nga refrenet e këngëve të mija kështu që kjo më bezdis që ti para kamerave vjen dhe ofendo një njeri duke thënë që ti nuk je për këtë punë, për këtë zanat që ti je askushi.
Mendon që e bën për show më shumë?
Janë shumë njerëz si puna e tij që mendojnë se bëjnë show, mendojnë se ulin një njeri dhe ngrenë veten e tyre por harrojnë që fundosin veten e vet. Unë nuk varem nga Ronaldo.
Diskutime rreth kësaj post