Një aksident me pasojë plagosjen e 17 personave është raportuar ditën e sotme në Londër.
Sipas mediave te huaja një makinë Land Rover është përplasur me një shkollë fillore për vajza në Wimbledon, ku për pasojë një e mitur ka humbur jetën, 17 janë plagosur, 9 prej të cilave në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit, një grua rreth të 40-ave.
Zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët, përfshirë Ambulancën Ajrore të Londrës kanë mbërritur në vendin e ngjarje rreth orës 9:54 të mëngjesit të sotëm. Deputeti i Wimbledon, Stephen Hammond tha se disa nga vajzat e plagosura ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Diskutime rreth kësaj post