Sudentët e mjekësisë do të mbajnë ditën e sotme një protestë para Univeritetit të Tiranës.
Protesta do të nisë në orën 10.00 para fakultetit të Mjekësisë, ndërsa më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ku sot mbahet dhe seanca pleanre. Studentët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.
Kryeministri Edi Rama dje pas mbledhjes së qeverisë tha se studentët që do futen në universitet këtë vit, do ta marrin diplomën 5 vite pas përfundimit të Univeritetit dhe gjatë kësaj kohe do të punësohen në vend.
Studentët e kundërshtojnë këtë vendim duke thënë se nuk duan të ikin nga vendi, por ky ligj shkel të drejtën themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe.
Diskutime rreth kësaj post