Analisti Fatmir Sheholli i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Newsline” në ABC News në fund foli edhe për vizitën e ish-presidentit i SHBA Bill Clinton në Tiranë dhe mesazhin që ai dha Kosovës.
Sheholli tha se Clinton është shpëtimtari i popullit të Kosovës dhe Kurti sipas tij është i marrë që nuk e dëgjon.
“Clinton është shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës. Ai njeri që nuk e dëgjon atë është i marrë. Ata që nuk duan të dëgjojë atë janë marrëzia e këtij kombi. Ne do të luftojmë deri në pafundësi që të tregojmë atij që ai na ka shpëtuar neve. Nuk do ta lejojmë njerëz që të na kthejnë kundër SHBA.
Mesazhi i Clinton ishte i qartë. Ne duhet të sillemi me qytetarët serb në Kosovë njëlloj si më të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk do ta lejojmë Kurtin të na fusin në situatë lufte. Do t’i tregojmë që ne jemi shumë më shumë se veprimet e tij” tha Sheholli.
Diskutime rreth kësaj post