Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së.
Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë. Kurse, AKB ka thënë se për shkak të sanksioneve Kosova do të humbë mbi 500 milionë.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin duke thënë se masat e vendosura nga BE-ja do të jetë të dëmshme në aspektin ekonomik, diplomatik e politikë në tersi.
Sipas AKB-së ku ka sanksione në atë vend nuk ka investime të huaja e do të ketë ndikim edhe në humbjen e imazhin e Kosovës.
Madje kanë thënë se humbjet do të jetën deri në mbi 500 milionë euro.
“Aty ku ka sanksione në at vend nuk ka investime të huaja, jo do të ndikojë në zvogëlimin e rritjes ekonomike dhe në humbjen e imazhit si Kosovë. Nëse kjo do vazhdojë deri në fund të vitit Kosova mund të humbë mbi 500 milionë euro , mbështetje dhe eksporte të sanksionuar nga BE, por duke mos përjashtuar mundësin edhe të shtyrjes së afatit për liberalizim e vizave për kosovarët”.
AKB i vlerëson masat e BE-së, të dëmshme për Kosovën në aspekt Ekonomik, Diplomatik dhe Politik si më të rëndat nga pavarësia e këndej nga faktori ndërkombëtar.
“AKB ka paralajmëruar me datë 29 qershor për këto masa sa domethënëse aq edhe të rënda ,sepse kjo do e dëmton rënd ekonomin duke kufizuara fondet nga IPA programe nga KE për zgjerim nga Stabilizim Asocimi MSA e duke I suspenduar të gjitha takimet bilaterale me BE, kjo është shuplakë për qeverinë për të u vetëdijesuar në raport më BE dhe SHBA”.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Albin Kurti sërish ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian që Kosova mos të jetë pjesë e programit prej 7.5 miliardë euro.
Sipas tij, këto masa ndëshkuese janë të padrejta për Kosovën.
“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masat e që janë zbatuar disa prej tyre. Ushtrimi i madhe ‘Europe Defender 2023’, sidomos në Gjakovë, kur e kishim të planifikuar gjithçka ishte anuluar, bëhet fjalë për vizita por edhe për masa të përkohshme, e cila për bindjen time janë të padrejta.
Ne se çfarë mund të bëjmë është se në Kuvend me dy të tretën e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë mbet të ngujuara, me të cilën nuk po mund t’i gëzoj ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej rreth 150 milionë euro”.
BE-ja ka vendosur disa masa ndaj Kosovës, për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të vendit.
Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së. Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”.
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit të Evropës Digjitale.
Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7.5 miliardw eurove.
Plani i BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshin: tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale – që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe – në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.
Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”/ MONITOR
Diskutime rreth kësaj post