Çmimet e apartamenteve në resortet e Jugut po rriten në mënyrë të shpejtë. Sipas zyrave të shitjeve çmimet variojnë nga 2,000-3,500 euro për metër katror.
Kërkesa për blerje apartamentesh në jug është më e lartë se për vilat. Çmimet fillojnë nga 1500-1700 euro për metër katror në zonën e Vlorës, për tu rritur më pas në varësi të pozicionit dhe llojit të pronës, deri në nivelet e 3500 euro, e tendenca është gjithnjë në rritje.
Çmimet e qirave janë minimalisht 500 euro/nata për apartamentet dhe tendenca varion nga 700-1000 euro/nata për vilat. Pagesat bëhen kryesisht cash për shkak të qarkullimit të parasë së pisët.
-Marina Bay Saranda 3200-3500 €/m2, 400-500€/nata për apartamentet e këtyre resorteve me 5 YJE.
-Marina Orikum 2000-3000€/m2.
-San Nicolas Residences Palasë 3000€/m2 çmimi i shitjes së apartamenteve.
-Santorini Residences Palasë 2500- 2700€/m2 çmimi i shitjes së apartamenteve.
Sipas të dhënave, pasanikët e Shqipërisë blejnë prona të patundshme në Mal të Zi.
Krahasuar me vendin fqinj, pronat e luksit në resortet e Jugut janë më të shtrenjta se në Tivar të Malit të Zi.
Në Tivar çmimet e apartamenteve variojnë nga 1400-3000€/m2, 16% më lirë se pronat e luksit në Sarandë.
Diskutime rreth kësaj post