Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në të gjithë zonën malore do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Diskutime rreth kësaj post