Ka vetëm një javë në qeli dhe duket se ish-kryebashkiaku I Kukësit dhe biznesmeni Safet Gjici, nuk po mundet dot ta përballojë jetën në qeli. Ai ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Gjici i është drejtuar Apelit nëpërmjet avokatëve të tij, për prishje të vendimit të shkallës së parë.
Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në gjykatën e apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan. Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.
Diskutime rreth kësaj post