Eni Shehu ka qenë pjesë e pandashme e ekranit prej vitesh tashmë. Që nga roli i tij si gazetar, aktor, e tani edhe si moderator i “Pushimeve on Top” në ekranin e Top Channel.
Moderatori i njohur ishte ditën e djeshme i ftuar në “Hëna apo Dielli” në “E Diell”, ku u bë pjesë e një loje me sfidë.
Në një moment, Nevina Shtylla i kërkon atij që të përmendte 3 emra moderatorësh më të aftë dhe më pak të talentuarit. Duke i argumentuar, Eni përmendi Arbana Osmanin, Alketa Vejsiun dhe Blendi Fevziu.
Nevina: Na zbulo tre emra moderatoresh apo moderatorësh që sipas teje janë më të aftët dhe tre më pak të talentuarit.
Eni: Është shumë e rëndësishme që moderatori të gjejë profilin, të gjejë formatin që i përshtatet. Mendoj se Arbana Osmani është në formatin e duhur dhe është e aftë në “Big Brother”. Në festival nuk më pëlqeu për shembull. Mund ta fus e aftë te “Big Brother” dhe te festivali jo.
Eni: Kam Alketën, nuk po them për aftësinë e saj se është gjithmonë shumë lart dhe e aftë. Ka disa që i përshtaten, ka disa që edhe ajo ndihet pak në siklet ose nuk ndihet në komfort zonën e saj për t’a çuar përpara. Kjo ishte edhe te “Love Story”, ajo e ka shprehur edhe vetë këtë gjë, që nuk ka qenë formati i duhur.
Dy i hoqa, tani të them ndonjë djalë. Blendi Fevziu, Edhe pse kam shumë kohë pa e ndjekur, por patjetër që mbetet ndër figurat më interesante dhe më vlera të televizionit.
Diskutime rreth kësaj post