Mbrëmjen e sotme në Tiranë vjen ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Kryeministri Edi Rama do ta dekorojë me “Yllin e Mirënjohjes”.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ftoi opozitën, pro amerikane që të jetë pjesë e ceremonisë.
“Vizita e Clinton në prag të ditës së Pavarësisë së Amerikës është e mirëseardhur dhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj. Rama do të dekorojë zotin Clinton për kontributin, jo vetëm atë që lidhet me pavarësinë e Kosovës, por marrëdhëniet e shkëlqyera. Mos u vetë-përjashtoni, është ceremoni e hapur. Duhet ta respektoni ftesën për të qenë pjesë e kësaj ceremonie. Në një ambient të hapur”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post