Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.
Pak ditë më parë Olsa Muhameti e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” tha se Luizi ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave” për ta suportuar. Mirëpo, ky lajm u hedh poshtë nga vetë këngëtari.
“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”, komentoi Luizi.
Por sot në nisje të “Kepit të VIP-ave”, Kiara ka treguar se Luizi e ka pritur shumë mirë këtë projekt. Ajo ka treguar se Luizi është shprehur shumë suportues dhe entuziast, si në çdo projekt tjetër që moderatorja ka marrë përsipër.
“Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur.”, u shpreh Kiara.
Diskutime rreth kësaj post