Kryeministri Edi Rama u shpre dje se “Ballkani i Hapur” e ka kryer tashmë misionin e tij dhe se fokusi është tek Procesi i Berlinit. Kreu i qeveri shqiptare theksoi se po punohet me Bashkimin Europian për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të gjithë vendeve të rajonit, dhe se dëshirojnë ta konkretizojmë në Samitin e Berlinit në tetor.
Për ish-kryeministrin Berisha “Open Ballkan” pati fundin e merituar dhe, pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, sebomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon. Sipas tij, pas kundërshtimit të prerë nga BE, Ballkani i Hapur përfundoi në arkivat e historisë kurse Vuçiç-Rama-Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbetën si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes së Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.
Reagimi i Sali Berishës:
Open Ballkan pati fundin e merituar. Miq, pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, sebomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.
Ai inaguroi këtë projekt në Novi Sad me firmosjen e traktatit të Novi Sadit me dy vasalët e tij, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe me kumbar Alexis Soros. Për të maskuar qëllimet, projektin e pagëzuan “Mini shengeni Ballkanit”, por pas reagimit të fuqishëm të BE ndaj tij e pagëzuan me emrin e ri “Ballkani i Hapur” duke marrë këtë term hua nga një artikull me këtë titull, i shkruar në vitin 1991 nga George Soros. Fill pas firmosjes së traktatit në Novi Sad, ideatori i tij Aleksandër Vuçiç deklaroi haptas se qëllimin më kryesor të këtij projekti të serbomadhisë ishte: themelimi i Jugosllavisë së Re plus Shqiperinë.
Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Mini shengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postahej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqiperisë, njëlloj si në vitin 1945.
Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpermjet saj, asaj ruse në rajon. Por projekti i vendosjes së hegjemonisë serbe u mbështet fuqishëm edhe nga Alexander Soros, i cili në çdo takim të aleances trilaterale destabilizues paraqitej si padrino i takimit dhe lobonte fuqishëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera për mbështetjen e Ballkanit të Hapur në kundërshtim me interesat perëndimore në rajon.
E vërteta është se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij. Ballkani i Hapur u kundershtua fuqishëm nga opozita shqiptare në tërësi dhe PD në veçanti e cila organizoi protesta të fuqishme kundër Samitit në Durrës të Aleancës trilaterale, de facto Vuçiç – Rama – Zaev si projekti më përçarës në rajon më antishqiptar dhe antieuropian dhe që kishte si qëllim zëvendësimin e integrimit në Bashkimin Europian me integrimin në Jugosllavinë e Re dhe ombrellën ruse në Ballkan.
Por në emër të këtij projekti Edi Rama, kryeministër i një vendi antar të NATO-s, mbronte me fanatizëm refuzimin e Bogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, domethënë shndërrimin e saj në Rusinë e Vogël në Ballkan.
Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian.
Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u perpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes së Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.
Diskutime rreth kësaj post