Avokati i njohur Spartak Ngjela, është shprehur se kreut të qeverisë Edi Rama, i është bërë presion që të përfundojë nismën “Open Balkan”.
Në një intervistë televizive, ai tha se Rama është i detyruar të shkojë e të kërkojë votëbesim në parlament, sepse ndryshe do i sillte Shqipërisë një dëm shumë të madh.
“Në një rast si ky që ti dështove, ti tani u tërhoqe. Cila është arsyeja pse Rama u tërhoq do të dali. Presion do të jetë. Është kryeministër duhet të dalë në parlament.
Rama është i detyruar të shkojë të kërkojë votëbesim në parlament, sepse do i sillte Shqipërisë një dem të jashtëzakonshëm”,-u shppreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post