Koleksioni i ri i rrobave të banjos nga Kiara Tito, është komentuar gjerësisht në rrjet dhe veçanërisht nga opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, e cila ka ironizuar iniciativën më të fundit të moderatores.
Ditën e djeshme, Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos, të cilat u komentuan sa pozitivisht aq edhe negativisht.
Shumë ishin komentet suportive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën, apo e ironizuan moderatoren.
Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari.
Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.
“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”,-shkruan Zhaklina.
Diskutime rreth kësaj post