Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet e tij me homologun Albin Kurti. Rama ka theksua se Hashim Thaçin e ka vëlla, teksa Kurtin mik që e çmon, por si kryeministër nuk e kupton dot.
Rama tha për Euronews, se beteja që ka me Kurtin s’është as personale e as politike, por konceptuale.
“Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë. Dua të ritheksoj, kjo është një betejë konceptuale. Kjo nuk është një betejë personale e as politike e imja me Albinin. Albini është një person të cilin unë e çmoj, është një mik të cilin unë e respektoj, por në këtë rast është Kryministri i Kosovës rë cilin unë nuk e mirëkuptoj dot. Ky është një ballafaqim krejt i hapur, krejt i sinqertë, krejt demokratik për një interes shumë të madh dhe ky nuk është thjeshtë interesi i Shtetit të Kosovës. Ky është interesi i kombit shqiptar”, ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post