Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna, ka njoftuar se është konvertuar në Islam, Ozuna, nënë e katër fëmijëvë, foli për këtë temë në AS Tikitakas, duke dhënë detaje interesante.
Ozuna, e lindur në Maryland të SHBA-ve, nuk la pa përmendur kodet strikte të veshjes së vendit aziatik.
“Të them të drejtën nuk e njiha Benzeman. Unë jam amerikane dhe ne nuk dimë aq për futbollin. Përveç ndryshimit të qyteteve dhe lindjes së një fëmije, dëshmia tjetër e madhe e dashurisë nuk vonoi shumë, pasi unë u konvertova në fenë islame. Ishte këtu një Xhami në Madrid. Kur ata po recitonin Kuranin, unë fillova të qaj si një vajzë e vogël”, – tha ajo.
Kujtojmë që Benzema, ka firmosur në Arabinë Saudite me Al-Ittihad.
Diskutime rreth kësaj post