Aktori i humorit Julian Deda, ka folur pa dorashka teksa është vënë para disa zgjedhjeve, ku i ftuar në “Piranj’Kast” aktori Julian Deda, i cili u përgjigj pa asnjë kompleks pyetjeve nga miku i tij, Florjan Binaj.
“Me kë do të doje të luaje dhe me kë nuk do doje të luaje më në skenë”?– Kjo ishte pyetja e drejtuar nga Flori, të cilës Juli iu përgjigj pa u menduar shumë.
Në fakt, ai zgjodhi dy emra, dy shokët e tij, Gentjan Zenelajn dhe Ermal Mamaqin.
Edhe kur të plakej do të donte të luante në skenë me Gentin, ndërsa me Ermalin jo.
Por, për ç’arsye?
Zbulojeni nga dialogu mes Florit dhe Julit!
Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?
Jul Deda: “Po, me Gentin për shembull”.
Florjan Binaj: Gent Zenelajn?
Jul Dedaj: “S’ka Gent tjetër, mo”!
Florjan Binaj: Bejko?!
Jul Dedaj: “Aa, me Gent Bejkon, jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai është kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi…Përveçse me Ermalin, se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen”.
Diskutime rreth kësaj post