Një shans i ri për Lulzim Bashën, për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, nuk po përkthehet në ide të reja të ish-kryedemokratit për rrugën që do të ndjekë e djathta, për t’u kthyer në alternativë qeverisëse.
Rishfaqja e tij në politikë pas 1 viti pauzë, u bë me platformën e vjetër të vettingut të Politikanëve, listave të hapura dhe kufizim të mandateve të kryeministrit.
Edhe fushatën po e zhvillon po njëjtë, me konceptet e vjetra, aty ku e la një vit më parë.
Nga njësia 2 ku zhvilloi një takim për fushatën e 29 korrikut, Lulzim Basha, artikuloi idenë e një aleance me intelektualë për forcimin e PD-së, të quajtur “Aleanca Qytetare për Demokracinë”.
Por edhe kjo nuk është një ide e re, por një organ i përcaktuar edhe në statutin aktual të PD, strukturë që gjithsesi fle vetëm në letra dhe nuk u ngrit kurrë.
“Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve. Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës” tha Lulzim Basha në rrjetet sociale, vendi i vetëm ku ka zgjedhur të shpalosë takimet e tij për fushatën e rikthimit në krye të PD”, shkruan Basha.
Aleanca Qytetare për Demokracinë sipas ndryshimeve të bëra në statutin e PD, në Kuvendin e 18 dhjetorit, është një organizatë partnere që përbëhet nga intelektualë, që jo domosdoshmërish duhet të jenë anëtarë partie, por duhet të jenë në të paktën 10% e të posteve drejtuese në parti.
Diskutime rreth kësaj post