Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel.
Mitsotakis ka informuar për çështjen e Fredi Belerit homologët e tij në BE, ndërsa ka bërë të qartë se është një çështje që Greqia nuk do lejojë “të kalojë në heshtje”, pasi do të vijojë reagimet derisa të ndryshojë qëndrimi i palës shqiptare.
“Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Mitsotakis.
Sipas tij, zgjidhja e çështjes do të përbëjë element i vlerësimit grek për integrimin europian të Shqipërisë që siç tha parashikohet të jetë një udhëtim i gjatë.
“Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociuedjëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri”, është shprehur Mitsotakis. Ai paralajmëron se Greqia nuk do ta lërë të kalojë pa reagime, vetëm pak ditë pas triumfit historik në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të Greqisë.
Diskutime rreth kësaj post