Mëngjesin e sotëm, i ftuar në Podcasting e Ramës, ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad, e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri.
Christof Landor është shkrimtar.
I pyetur nga Rama për një përgjigje të sinqertë se çfarë nuk i pëlqen nga Shqipëria dhe shqiptarët ai tha:
“Jeni njerëz me zemër të ngrohtë dhe miqësore. Por më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë i pari. Kjo është një pengesë e madhe.
Pakujdesia me mjedisin. Plehrat”,– tha ai.
Përgjigjet Rama: “Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt, por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë”.
Diskutime rreth kësaj post