Tre të rinj janë arrestuar nga autoritetet e Policisë së Lezhës pasi mbrëmjen e kaluar kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç, ku nën efektin e alkoolit kanë prishur qetësinë publike.
Mësohet se po ashtu tre të rinjtë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë që kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.
Sipas policisë në pranga kanë përfunduar Agron Sufa, 24-vjeç, Klodian Lika, 24-vjeç dhe Algys Rica, 23-vjeç.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post