Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Sarandë, pas caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata “Arrest me burg”.
30-vjeçari akuzohet ka kundërshtuar dhe dhe ka goditur efektivët e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post