Pas njoftimit të turneut të shtyrë ditën e djeshme, për shkak problemeve shëndetësore të shkaktuara nga një infeksion i rëndë bakterial që e detyroi të qëndronte në terapi intensive për disa ditë, Madonna tashmë është më mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Menaxheri i saj, Guy Oseary, shpjegoi në Instagram se këngëtarja është ende nën trajtim mjekësor dhe pritet shërimi i plotë i saj.
Të shtunën e kaluar Madonna Louise Veronica Ciccone, u gjet pa ndjenja dhe u dërgua në një spital në Nju Jork dhe lajmi për gjendjen e saj shëndetësore u publikua dje.
Ylli i popit po kalonte prova të rënda në turneun e ardhshëm Celebration në Nassau Coliseum të Long Island, i cili sipas një zëdhënësi do të ishte shumë i rëndë dhe do të zgjaste 12 orë në ditë dhe, për rrjedhojë, kjo ka shkaktuar sëmundjen e saj.
Madonna tani është ende e shtruar në spital nën trajtim mjekësor dhe pritet shërimi i plotë i saj.
Turneu Celebration , i cili ishte planifikuar të niste në Vankuver më 15 korrik, është shtyrë për momentin, vendim të cilin Madonna nuk donte ta merrte.
Megjithatë gjendja e saj shëndetësore është ende e paqartë.
Diskutime rreth kësaj post