Jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë greke SYRIZA, Aleksis Tsipras. Tsipras ka theksuar se largohet nga drejtimi i partisë duke kërkuar që kryetari i ri i SYRIZA-s të zgjidhet nga grupi parlamentar i parisë.
Tsipras, ish-kryeministër i Greqisë, bëri gjithashtu të qartë se nuk do të jetë kandidat në procesin e brendshëm partiak, duke theksuar se një cikël i madh historik po mbyllet.
Dorëheqja e Tsipras vjen pas rezultat që partia e tij mori në zgjedhjet e fundit parlamentare, me 18% dhe 48 në parlamentin e Greqisë.
Në fjalën e tij Tsipras e cilësoi SYRIZA-n një parti që u shndërrua nga një përqindje e vogël në parti qeverisëse, madje e vetmja parti e majtë që ka qeverisur në Europë në kushte tepër të vështira, duke u referuar recensionin e thellë ekonomik të Greqisë në dekadën që mbyllet.
“Ka momente të caktuara kur ju kërkohet të merrni vendime kritike. Tani kam përvojën që të mos i marr këto vendime në nxitimin e momentit, sepse e di mirë që vendimet e mia prekin njerëzit e tjerë. Në deklaratën time natën e zgjedhjeve thashë se SYRIZA ka përfunduar tashmë një cikël të madh historik, të cilin duhet ta vlerësojmë me krenari. Dhe le të hapim kolektivisht një cikël tjetër. E vështirë, e paprecedentë, por edhe më shpresëdhënëse dhe kreative’, tha ai ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post