Informacionet dhe monitorimet permanente nga Drejtoria e Antiterrorit, ishin shkak për çeljen e hetimit dhe finalizimin e operaiconit të kontrollit.
Tashmë, njësitë kompjuterike të sekuestruara janë në fazë ekspertimi dhe nevojitet ende shumë kohë për të konkluduar. Regjistrimi i veprave penale është bërë pa emra konkretë. Procedimi është bërë për 4 vepra penale, ku veç krimeve kibernetike, më e rënda veçohet vepra e “Provokimit të Luftës”. Sot që flasim, nuk ka asnjë muxhahedin të arrestuar për krimet e dyshuara kibernetike. Mes episodeve që po hetohen janë hakimi i mbi 5 mijë kamerave të bashkisë së Teheranit apo faqeve të Minsitrisë së Jashtme të shtetit islamik.
“Një grup hakerësh iranianë që e quan veten “Glam Sarneguni“- Kryengritja deri në përmbysje, pretendoi se kishte sulmuar serverët dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhëna. Sipas raportimeve, grupi i hakerave eshte lidhur me grupin opozitar iranian me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila (MEK), citohet në dosjen hetimore.
Ajo që bie në sy në dosjen hetimore përmendet edhe monitorimi i faqes në telegram “Justice Homeland”, kanali ku hakerat e regjimit të Iranit publikonin të dhënat e hakeruara të zyrtarëve shqiptarë. Në një postim të datës 16 Maj 2023 ku u zbuluan emailet e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, citohej edhe një kërcënim i hapur.
“Sipas të dhënave të publikuara në faqen e MEK-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera. Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptarët”, është cituar në dosje.
Ky përbënte një kërcënim të hapur pas sulmeve të dyshuara nga muxhahedinët. Pra, Shqipëria gjendet sot në mes të një lufte të pashoq kibernetike dhe me kërcënime për sulme me dronë nga Irani. Një luftë mes regjimit atje dhe muxhahedinëve që e konsiderojnë njëri-tjetrin terroristë. Kjo është pjesë e një beteje politike që ndan dy ideologji dhe dy rryma që kanë ide të ndryshme për qeverisjen e Iranit. Sot, kjo betejë impakton Shqipërinë që vihet përballë kërcënimeve dhe një dileme mbi vendimarrjen me qëllime humanitare për strehimin e muxhahdinëve.
“Duke patur në konsideratë faktin që kjo org në 2011-2012 kur bëheshin negociatat për ta larguar nga Iraku për arsye gjeopolitike të gjithë shteteve aleate që vepronin në ne Irak, nuk e pranoi asnjë shtet tjetër me motivacionin që nuk kanë siguri në lidhje me rendin dhe cdo veprimtari, është një problematikë shumë e madhe pranimi i tyre në Shqipëri, dhe politika shqiptare ka qenë në unison të plotë me veten”, u shpreh Beci.
Diskutime rreth kësaj post