Një 26-vjeçare në Greqi ka pajtuar katër emigrantë, mes tyre një 24-vjeçar shqiptar për të marrë hakmarrje nga ish i dashuri i saj në Selanik.
Siç raportojnë mediet vendase autoritetet kanë arritur të zbardhin skemën që 26-vjeçarja ndiqte për t’ia bërë jetën ferr ishit të saj.
E reja pajtoi katër emigrantët në fillim të vitit për të kërcënuar dhe frikësuar ish-partnerin e saj. Madje ata i kishin kërkuar 30-vjeçarit edhe 1 mijë euro.
Mësohet se ata e kërcënonin duke i thënë se do i shkaktonin dëme binzesit të tij.
Por nuk mbaron me kaq, në mars të këtij viti grupi i 26-vjeçares tentuan ta merrnin peng 30-vjeçarin por nuk ia dolën, pasi ai arriti të shpëtojë. Sakaq ai mbeti i lënduar pasi katër emigrantët e dhunuan fizikisht. E reja dhe katër emigrantët janë arrestuar,ndërsa në ditët në vijim pritet tu komunikohet masa nga Gjykata.
Diskutime rreth kësaj post