Një zyrtar grek ka vizituar në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Bëhet fjalë për kryetarin e Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis.
Mësohet se ky i fundit ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Belerit.
Eurodeputeti zhvilloi takime edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për zhvillimet mbi çështjen e Belerit, siç raporton media greke “Protothema”.
Kefalogiannis i kërkoi asaj që të marrë iniciativa për t’i dhënë fund “menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur”.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë është konstituaar dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, teksa GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe për t’u betuar si kreu i ri i kësaj bashkie.
Diskutime rreth kësaj post