Në dokumentarin e nëndetëses Titan, ku humbën jetën pesë persona, u shfaq edhe një flamur shqiptar. Përshtypja e parë ishte se ai flamur ishte në nëndetësen që shpërtheu, por në të vërtetë ajo është në një tjetër mjet nënujor, që ka rezultuar i suksesshëm dhe ka arritur të hyjë në 5 pikat më të thella nënujorë të globit.
“Vendosja e flamurit Kuq e Zi të Shqipërisë në nëndetësen ‘Triton’ dhe në uniformën e pilotit të saj Viktor Veskovo, është një akt në respekt të popullit të jashtëzakonshëm shqiptar dhe në veçanti edhe të një gruaje shqiptare (Monika Beu) e cila është partnerja dhe mbështetësja e palëkundur e ekspeditës.
Vetë piloti, Viktor Veskovo (Victor Lance Vescovo), është një ish-oficer i Marinës Amerikane, aktualisht investitor, bashkëthemelues dhe partner menaxhues i kompanisë bilionere ‘Insight Equity Holdings’. Pasioni i tij janë udhëtimet, alpinizmi dhe ekspeditat e zhytjeve në thellësi të mëdha.
Në mënyrë unike, Veskov është i vetmi njeri i gjallë në tokë që ka mundur të zbresë në humnerat më të thella të të pesë oqeaneve të globit, gjë kjo që qe bërë e mundur në kuadër të programit ‘Five Deeps Expedition’ ku ai përdori për zhytje mjetin e tij nënujor ‘DSV Limited Factor’, një nëndetëse dy vendëshe, model “Triton 36000/2”, shkruhet në përshkrim.
Diskutime rreth kësaj post