Një ditë më parë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.
Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka dhënë një intervistë ekskluzive për programin veror në një nga club-et më të njohura dhe të frekuentuara të Sarandës.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani ka zbuluar për publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre.
Lei Kraja: Në këtë ambient vijnë top of the top artistët, kush është më i vështiri për t’u menaxhuar?
Xhani Demika: Artistët që janë on top janë gjithmonë më të vështirët për t’u marrë vesh e kuptuar, sepse kanë kërkesat e tyre, tekat e tyre. E për këtë arsye mundohem të jem gati për çdo lloj gjëje. Për shembull ka edhe gjëra të çuditshme, kërkesa më e fundit një artiste më ka kërkuar çadër shiu në mes të verës.
Lei Kraja: Çadër shiu?
Xhani Demika: Po, nuk e them se kush se nuk e di nëse ka qejf apo jo, por
Lei Kraja: Çadër shiu si një ditë me shi nuk është gjë e keqe
Xhani Demika: Sezon vere është shumë problem të gjesh çadër shiu. Kërkesë e çuditshme është të marrë në telefon 1 orë para se të flesh gjumë e të thonë po nisemi për Sarandë, na rregullo dhomat. Ti ngrihesh nga shtëpia, shkon te hoteli dhe sajon dhomat se vijnë në 6 të mëngjesit artistët.
Lei Kraja: Një person që nuk ka qenë kurrë korrekt dhe ka thënë ‘unë nuk vij sot’? Të ka ndodhur ndonjëherë?
Xhani Demika: Jo nuk më ka ndodhur se në fund të fundit marrin lekët e tyre, se për ato po punojnë.
Diskutime rreth kësaj post