Ka nisur me tensione mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës.
Mbështetësit e Fredi Belerit kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.
Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës.
Në Himarë ndodhet edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Kostantina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Kjtojmë se Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash dhe kërkesa e tij për leje për ët marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës është refuzuar nga Gjykata.
Diskutime rreth kësaj post