Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë përgjatë viteve në këtë detyrë. Këtë gjë Kim e ka shfaqur përmes një postim në Twitter, ku ka publikuar videon me momentet më të bukura që ka kaluar në këto tre vite në Shqipëri.
Krahas saj ajo shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.
Ndër të tjera diplomatja amerikane shpreson se shqiptarët të tregojnë të njëjtën mirësi dhe mikëpritje edhe ndaj ambasadorit të ri.
“Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.
David Konstenacik është miratuar nga Senati amerikan si pasuesi i Yuri Kim në Tiranë.
Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted me with bread, salt, and an open heart. 1/2 pic.twitter.com/UzqzgTFncU
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 26, 2023
Diskutime rreth kësaj post