SPAK duket se ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi dyshohet se ka fshehur dënimin në shtetin grek në formularin e dekriminalizimit.
SPAK i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.
Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit.
Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.
Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.
Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17-vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.
Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakur socialist kanë manipuluar proçesin e votimit.
Diskutime rreth kësaj post