Në kalanë e gurtë të Gjirokastrës, mbrëmjen e së shtunës, ka çelur siparin e organizimit Festivali Folklorik Kombëtar.
Festivali Folklorik rikthehet pas 8 vitesh mungesë në qytetin e gurtë, duke regjistruar festën më të madhe të traditës dhe folkut mbarëkombëtar.
FFK Gjirokastër 2023 shënon edicionin e 11-të të tij.
Me një organizim të nivelit bashkëkohor në natën e parë të eventit performuan në skenën e kalasë së Argjiros, ansamblet dhe grupet popullore të qarqeve Kukës dhe Berat, si dhe Ansambli Shqiptar i Këngëve dhe Valleve Popullore RMV.
Artistët popullorë sollën vlerat më të arrira të këngëve, valleve popullore, riteve, etnografisë të zonave që përfaqësonin.
Në vazhdim skena artistike e festivalit u zhvendos në sheshin “Çerçiz Topulli” ku Elif Sanchez&Band dhe Dren Abazi&Band performuan përpara turistëve dhe banorëve të shumtë që ndoqën me mjaft interes natën e parë të FFK Gjirokastër 2023.Festivali Folklorik Kombëtar organizohet në periudhën 24 qershor-1 korrik.
Diskutime rreth kësaj post