Këngëtari Luiz Ejlli, ka folur për marrëdhënien që ka me partneren e tij, Kiara Tito, ku në një intervistë televizive, ai tha se se ka luftuar shumë për të fitur zemrën e Kiarës dhe se nuk ka ndërmend ta çojë dëm mundin e tij.
Ai zbuloi ndër të tjera, nëse moderatorja bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.
“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje”, tha ai për gazetarin Meriton Mjekiqi.
Ai është ndalur edhe te filmi me Oltën dhe roli që do të luajë përkrah saj si çift.
“Kasti është me aktorë të jashtëzakonshëm. Unë jam një djalë i thjesht që bën një punë normale të thjeshtë. Familja e nuses janë familja elitë, familja model. Ndihem pak keq që kam diferencë me ta dhe kjo bëhet shkak me u ndarë. Gruaja është Olta Gixhari. Kaq bukur e lozim atë pjesën që ndahemi. Na vje natyrshëm. Unë kam bërë disa skena para se të ikja. Xhirimet do zgjasin deri më 15 korrik. Skenari është në gjuhë letrare, por unë do flas në gjuhë shkodrane”, deklaroi Luizi.
Këngëtari po ashtu zbuloi se në muajt në vijim, do të vijë edhe me një bashkëpunim me Elvana Gjatën.
“Pas koncertit duhet të ulemi për ta filluar për ta bërë bashkëpunimin. Unë me Elvanën kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ka për të dalë diçka shumë e bukur”, tha Luizi.
Diskutime rreth kësaj post