Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideroi si përrallore.
Sipas tij çdo gjë shkoi perfekt në dasmë, përveç një incidenti gjatë hyrjes së Arbanës në altar, gjë që e nervozoi pa masë.
“Më pëlqeu dashuria mes tyre. Mënyra se si Edi mundohej të kuronte çdo gjë në detaj edhe kur ishte në altar. Bile të them një gjë që më vrau syri, do mërzitet Edi po ta them. Ishte një moment, ka një portë aty, e keni parasysh atë filmin “Gladiatori”, kur hapen ato portat që kalon mes grurit, ajo pamje të përsëritet edhe një herë para syve, por me një tjetër stil, jo me grurin e zverdhur por gjysmë të zverdhur. Në një moment t’i shikon ato rrugët infiniti që të çojnë nga kisha për të futur çiftin në altar. Eduarti kishte mbërritur, Arbana shoqërohej nga i ati, u hapën dyert, çdo gjë ishte perfekte. Kalojnë shoqërueset e nuses fillimisht, fillon muzikë e re për nusen, pra ishte çdo gjë si në ëndërr dhe aty shikon një mrekulli, atë zonën turistike që është shumë e dëshirueshme për të gjithë.
Hapen portat, bën Arbana 10 hapa, ndalojnë një tufë me çiklistë që lënë biçikletat dhe fillojnë të filmojnë dhe ata ishin në sfond të Arbanës. Unë nervozohem dhe i them hiqini ata se nuk ka kuptim. Nuk e di se si do ta montojnë këtë pjesë sepse ishte një pamje kaq e bukur dhe ishte gjynah që këta njerëzit erdhën. Gjithë nervi im ishte sepse ata njerëzit për një javë atë video do e heqin nga celulari i tyre, Arbanës dhe Eduartit do i mbetet kujtim gjithmonë. Çdo gjë tjetër shkoi perfekt pastaj”, tregon Armand Peza.
Diskutime rreth kësaj post