Antigoni Thanasi, 82-vjeç, jeton mes skamjes e varfërisë, me frikën se një ditë shtëpia mund t’i shembet mbi kokë, e gjejmë duke pastruar, atë që as banesë nuk mund të quhet më, por që është e vetmja strehë e saj, në fshatin Sheqisht të Patosit…
Varfëria nuk e vetmja sfidë me të cilën, të moshuarën jeta e përball çdo ditë.
Kujdesi për të birin e sëmurë, me probleme të shëndetit mendor, i shtruar disa herë në spitalin psikiatrik të Vlorës, është po ashtu e përditshmja e saj.
Pagesa e invaliditetit për 42 vjecarin Piro Thanasi, është i vetmi burim financiar me të cilin mbajnë frymën gjallë.
Antigoni, apelon që shteti të kthejë sytë nga ta dhe të ndihmojë një nënë që jeton mes skamjes me djalin e sëmurë.
E moshuara 82-vjecare ka edhe 2 vajza, të cilat jetojnë larg dhe sipas saj, në pamundësi për ta ndihmuar….
Diskutime rreth kësaj post