Një 70-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë në dyqanin e saj pasditen e kësaj të premteje. Policia njofton se ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa shprehet se dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.06.2023, rreth orës 19:15, në Rrugën e Dibrës, ka ndërruar jetë në dyqanin e saj shtetasja F. R., 70 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post