Jon Ndoja u bë i njohur për publikun pas mbështetjes së madhe që tregoi për Luizin, ndërkohë që ky i fundit ishte pjesë e garës në “Big Brother VIP”.
Joni së bashku me Marion organizuan video live të shumta ku propagandonin fitore për këngëtarin, mirëpo pas përfundimit të BBV ai habiti me qëndrimin ndaj dy miqve të tij.
Luizi u shpreh se me Jonin dhe Marion kishte dy vite që nuk kishte fare kontakt, ndaj dhe tha se ata kanë përfituar nga fama e tij ashtu si shumë të tjerë.
Mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga dyshja, të cilët edhe pse nuk kanë dashur të bëhen pjesë e intervistave televizive, nuk i kanë kursyer thumbat në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme Joni postoi një foto nga stadiumi ku u mbajt koncerti i Elvana Gjatës, ku pjesmarrës ishte edhe Luizi.
“Elvanës i them VIP unë e jo vetes” – shkroi Joni tek përdori edhe emojin e një fytyre që shkel syrin.
Diskutime rreth kësaj post