Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, si nevojë e tij për të shpëtuar nga afera McGonigal.
përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se thirrjet e Ramës për luftë e për kthimin në epokën e bronzit nuk janë asgjë më shumë se thirrje për të larguar vëmendjen nga ajo çfarë e pret në të ardhmen.
Postimi i Berishës:
“Rama u bie brirëve të luftës, për të shpëtuar nga afera McGonigal.
Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar se njëlloj si padroni i tij, Vuçiç ai de fakto nuk njeh Republikën e Pavarur të Kosovës. Ai del çdo ditë me deklarata që ndjell luftë dhe sulmon, Albin Kurtin.
Një ditë paralajmëron kthimin e Kosovës në kohën e bronzit, ditën tjetër Republikën e KFOR-it, ndërsa sot flet për Donbasin a Ballkanit. Të gjitha këto qëndrime dhe fantazi me luftë, kohë bronzi dhe Donbasi kanë në bazë proceset e pakotrolluara të përroit të tij psikik të lidhura direkt me urdhrat që merr nga padroni i tij, Vuçiç marrëveshja e tyre për ndarjen e Kosovës. Por ato padyshim janë të lidhura edhe me tmerrin pa fund, që përjeton nga hetimi i hapur penal ndaj tij në Uashington, për çështjen e tmerrshme McGonigal.
Duke dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të argatit të Vuçiçit, në punët e brendshme të Kosovës, injorimin me këto qëndrime anti-shqiptare të Pavarësisë së Kosovës dhe duke dënuar me ashpërsi klithmat e tij histerike, për kohë bronzi, lufte, konflikte Donbasi etj… i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këto qëndrime të Edi Ramës me të cilat vetëm sa kontribuon në përkeqësimin e situatës dhe fsheh situatën e tij të rrënuar personale. sb“-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post