Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për sekretaren e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë , Joana Duro. Kjo e fundit u arrestua pak javëmë parë me urdhër të SPAK, e cila akuzohet se ka marrë 3.3 milionë lekë të vjetra si ryshfet për marrjen e një tenderi.
Në burg do të qëndrojë dhe Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shteto, sipas SPAK, ka marrë paratë nga kompania që kishte ndërhyrë për tenderin dhe ja ka dhënë sekretares Duro.
Në momentin e operacionit, në zyrën e Joana Duros është gjetur dhe shuma e marrë si ryshfet, prej 3 milionë e 300 mijë lekë të vjetra.
Më herët GJKKO caktoi “arrest shtëpiak” për pronarin e kompanisë “DRICONS”, i cili i dha Duros 3.3 milionë lekë të vjetra si ryshfet për marrjen e një tenderi, ndërsa për Silvi Shehin, inxhinier në këtë kompani, u dha masa e sgurisë “arrest me burg”.
SPAK ka kryer veprimet hetimore dhe nga to është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga Joana Duro me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi Vladimir Topi.
Diskutime rreth kësaj post