Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
‘Kemi para nesh 15 kandidatë të cilët sipas komisionit të ligjeve plotësojnë kriteret ligjore. Mendoj se brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë një nga ta që do të jetë Avokati i Popullit. Në këtë frymë mendoj se për këto 4 seanca i kemi të gjitha mundësitë që të zgjedhim Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit nuk i mund të jetë avokat i PD-së, jo një figurë e spikatur brenda PD-së në 4 vitet e fundit. Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita as kushtetuta su ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni. Me ty nuk flasim, je bisht i non gratës.’- tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post