Indiferentë dhe ironizues. Rikandidimi i Lulzim Bashës nuk duket kërcënim për grupin e rithemelimit, madje në sytë e deputetëve krah Sali Berishës, kjo lëvizje e tij i forcon ata edhe më shumë.
Zbritja e Partisë Demokratike si forcë e katërt politike në zgjedhjet e 14 majit, nuk ka sjell reflektim në strukturat e brendshme. Demokratët kërkuan ristrukturim të Partisë Demokratike, por rikandidimi i Lulzim Bashës në një proces zgjedhor të nxituar, ka shuar edhe më shpresën e tyre për ringritjen e PD.
Kjo vendimmarrje ka ndarë PD zyrtare në dy grupime, mbështetësit e Bashës dhe kundërshtarët e tij. 17 deputetë që bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar të martën e vlerësuan antistatutore këtë proces përmes zërit të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhit.
Teksa kanë nisur një lëvizje të re për të rrëzuar garën për kryetarin e ri të demokratëve, duke përdorur si armën më të fortë shkeljet statutore dhe mungesën e kuorumit të organit më të lartë vendimmarrës.
“Plemumi i vulës më i egër se pleniumi i Enver Hoxhës, më keq se Kim Jongu i Koresë”– u shpreh Spaho.
Edhe pse jo i vetëm, Gjergji Hani është sfidanti më i mundshëm i Bashës, në këtë garë të cilësuar si e paracaktuar nga deputetët rebelë.
Ai vjen nga shtresa e të përndjekurve politike, që njihet si mik i Enkelejd Alibeajt , i cili përgatiti rrugën e shpejtë të Bashës në PD.
Diskutime rreth kësaj post