Të mërkurën u bë konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Durrësit, zgjedhja e drejtuesve të rinj të tij dhe betimi i kryetares së bashkisë Emiriana Sako.
Aleanca “Bashkë Fitojmë” nuk arriti të sigurojë asnjë post drejtues në parlamentin e ri vendor të bashkisë nr.2 të vendit.
Këshilltarët e PS-së mbështetën me votë kandidaturën e PD-së për nënkryetare të Këshillit Bashkiak, ndërkohë që edhe ky këshill i ri i dalë nga zgjedhjet e 14 majit do të drejtohet nga Ani Dyrmishi.
Edhe mandatin e kaluar ai ka drejtuar veprimtarinë e këshillit bashkiak të Durrësit. Ndryshe nga 4 vitet e kaluara në këtë këshill nuk do të mungojë opozita. Ceremonia e konstituimit u ndoq edhe nga Prefekti i Qarkut Durrës, Emiljan Jani, dhe deputetë të Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post