Rahimi, ish-pjesëtar i muxhahedinëve tregoi në një intervistë për Euronews Albania se MEK-u sulmet kibernetike ia drejton Iranit.
Sipas tij në Iran ka pasur çdo ditë sulme kibernetike dhe të gjitha janë kryer nga Ashrafi. Ai rrëfeu se bëhet një punë e palodhur çdo ditë me të rinjtë në Iran që të arrijnë t’i bindin të kundërshtojnë Iranin.
“Organizata muxhahedine ka 50 vjet që është krijuar, por mes asaj që thonë dhe asaj që bëjnë është në mes një det i tërë. Lufta mes Iranit dhe MEK-ut ka shumë vite që zhvillohet. Më parë MEK-u ka qenë në Irak dhe bënte veprimtari terroriste në Iran. Edhe në Francë kanë bërë të njëjtën gjë. Ata hakerojnë shërbimet e Iranit,” – u shpreh Rahimi.
Ai theksoi se policia shqiptare veproi drejt ditën e djeshme dhe nëse banorët e MEK-ut nuk do të kishin diçka për të fshehur nuk kishte pse të reagonin në atë mënyrë.
Diskutime rreth kësaj post