Yuri Kim ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin e fundit si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
E pyetur për përballjen me ish-kryeministrin Sali Berisha, diplomatja e SHBA u shpreh se sfida për çdo ambasador është që të përballet me të ardhmen.
Kim shtoi se çdo ambasador amerikan që ka shërbyer më përpara dhe do të shërbejë në vijim do të përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt së ardhmes.
Pyetje: E kishit të vështirë të kishit përballë gjithmonë, një person, Sali Berishën?
“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat e tij. Por ka dicka lidhur me SHBA: ne gjithmonë përballemi me të ardhmen. Cdo ambasador amerikan që ka shërbyer më përpara dhe tani do të përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt së ardhmes.
Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjërat që duhet të përmitësohen e thmei se kemi simpati dhe respekt. Ambasadorët që shërbejn në Shqipëri nuk ndjekin axhenda vetjake.”-u shpreh Ki
Diskutime rreth kësaj post